Objektivi i Projektit të Ruajtjes së Energjisë përmes Baterive (BESS) është të mbështesë sigurinë e energjisë në Kosovë dhe kalimin drejt një të ardhme më të pastër energetike përmes përdorimit të sistemeve të ruajtjes së energjisë për rezerva, disponueshmërinë e këtyre sistemeve të ruajtjes, dhe reduktimin e kostos për sigurimin e një energjie adekuate për Kosovën. BESS do të sigurojë fleksibilitetin e nevojshëm për të mundësuar integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë në Kosovë. Projekti i Ruajtjes së Energjisë përfshin tre aktivitete: Aktiviteti i përgjigjes për rivendosjen e frekuencës, Aktiviteti i ruajtjes shumëfunksionale të energjisë ("Aktiviteti MFES"), dhe Aktiviteti i mbështetjes së politikave për energjinë dhe klimën.
Aktiviteti i përgjigjes për rivendosjen e frekuencës synon të mbështesë KOSTT-in për të zotëruar dhe operuar rreth 45 megawatt (MW) (ose 90 MWh) të rezervave të energjisë për të përmisuar në mënyrë efikase jostabilizimet në rrjetin elektrik, duke siguruar sigurinë e sistemit të lidhur të energjisë ndërsa lejon integrimin e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Aktiviteti i ruajtjes shumëfunksionale të energjisë ("Aktiviteti MFES") synon të mbështesë një entitet publik për të zotëruar dhe operuar rreth 125 MW (ose 250 MWh) të një apo më shumë sistemeve të ruajtjes së energjisë në bateri (BESS) dhe sistemeve potenciale të tjera të ruajtjes së energjisë. Entiteti publik i ri do të jetë i dizajnuar për të mundësuar rezerva të kthimit të frekuencës, arbitrazh energjetik, ose shërbime potenciale të tjera të ruajtjes së energjisë. Aktiviteti i ruajtjes shumëfunksionale të energjisë (MFES) me kapacitetin e tij të ruajtjes së energjisë në bateri do të mundësojë integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistemin e energjisë në Kosovë dhe do të përmirësojë sigurinë e furnizimit.
Aktiviteti i mbështetjes së politikave për energjinë dhe klimën synon të mbështesë ndërtimin e kapacitetit teknik dhe administrativ për regulatorët e energjisë dhe klimës në Kosovë, së bashku me reforma politike dhe institucionale të nevojshme për të siguruar një mjedis operativ për ruajtjen e energjisë në Kosovë. Ky aktivitet përfshin gjithashtu masa të përkryera për të promovuar punësimin dhe sipërmarrjen femërore, si dhe reformat politike dhe institucionale , rreth planifikimit pro të varfërve dhe planifikimit gjithëpërfshirës gjinor në sektorin e energjisë. Ky aktivitet përfshin tre Nën-Aktivitete.
Nën-aktiviteti i mbështetjes për politikat e ruajtjes së energjisë (a) Ky Nën-Aktivitet synon ti ofrojë asistencë teknike qeverisë për të ndërmarrë reforma në sektorin e energjisë të fokusuar në zhvillimin e tregut të energjisë në Kosovë dhe përgatitjen e legjislacionit dhe rregullave në përputhje me rregulloret dhe ligjet e nevojshme të Bashkimit Evropian (BE) dhe atyre vendore për të rregulluar BESS.
Nën-aktiviteti i asistencës teknike të përqendruar në gjithëpërfshirje (b) Ky Nën-Aktivitet synon të ofrojë asistencë teknike për të ndërmarrë infrastrukturën dhe planifikimin e politikave pro të varfërve dhe politikave gjithëpërfshirëse gjinore, dhe identifikimin e mundësive për sipërmarrjen dhe punësimin e femrave për të plotësuar Projektin e Ruajtjes së Energjisë.
Nën-aktiviteti i menaxhimit rregullative mjedisor (c) Ky Nën-Aktivitet synon të forcojë inventarin aktual të gazrave serrë (GHG) duke zgjeruar në sektorë të tjerë dhe duke u përshtatur me standardet ndërkombëtare në mëyrë që të krijohet baza për çmim të karbonit dhe instrumente të tjera të politikës klimatike.
Kosova aktualisht ka mungesë punonjësish me shkathtësi teknike të nevojshme për të përballuar kërkesat e tanishme dhe të ardhshme të punëdhënësve në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm. Me qëllim që të krijojë një sektor energjetik më të qëndrueshëm dhe inkluziv, dhe gjithashtu të mbështes qëllimet e Projektit të Ruajtjes së Energjisë, Projekti JETA synon të adresojë një sistem arsimor dhe trajnim që aktualisht nuk është në gjendje të përgjigjet ndaj zbrazëtirave të tanishme apo të ardhshme të shkathtësive në sektorin e energjisë, sidomos pjesëmarrjes së ulët të grave në këtë fushë relativisht të paguar.
Projekti JETA është i strukturuar për të adresuar këto sfida dhe përfshin dy komponentë kryesorë: (1) Aktiviteti i Aftësitë Energjetike për të Ardhmen dhe (2) Aktiviteti i Fuqisë Punëtore Gjithëpërfshirëse të Sektorit të Energjisë:
1. Aktiviteti i Aftësitë Energjetike për të Ardhmen
Ky komponent synon të lehtësojë tranzicionin e gjelbërt duke krijuar programe të reja të trajnimi teknik në fushën e energjisë ose duke përmirësuar ato ekzistuese. Këto programe do të përqendrohen në ofrimin e shkathtësive të kërkuara nga punëdhënësit në sektorin e energjisë dhe sektorëve të ngjashëm. Zhvillimi i këtyre programeve të trajnimit do të bëhet në konsultim dhe bashkëpunim me punëdhënësit në sektorin e energjisë. Këto do të ofrojnë trajnim para-punësimit dhe vazhdim të trajnimit për të punësuarit ekzistues, me një fokus të veçantë në nivelin pas-shkollor, para-universitar (nivelet IV dhe V të kornizës së kualifikimeve të Bashkimit Evropian), duke shtuar kujdes të veçantë në pjesëmarrjen e grave. Programet trajnuese, përveç tjerash, synojnë zhvillimin e shkathtësive në lidhje me dizajnimin dhe zhvillimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë; komponentëve të baterive dhe sistemeve digjitale të kontrollit; analizën termike të sistemeve; analizën e sistemeve elektronike; zhvillimin, veprimet dhe mirëmbajtjen e burimeve të ripërtëritshme; auditimin e efikasitetit të energjisë; vlerësimin mjedisor dhe social dhe veprimtaritë e shërbimeve publike.
2. Aktiviteti Gjithëpërfshirës i Fuqisë Punëtore në Sektorin e Energjisë:
Ky komponent synon të përmirësojë mjedisin e punës për gratë në sektorin e energjisë, duke u mundësuar atyre të hyjnë dhe të kenë sukses në këtë fushë. Ky aktivitet do të promovojë praktika të barabarta gjinore tek punëdhënësit në sektorin e energjisë, duke ofruar ndihmë teknike dhe grante për të rritur përfaqësimin e grave në kompanitë e energjisë në Kosovë. Aktiviteti gjithashtu do të mbështesë rrjetëzimin, mentorimin dhe mundësitë tjera arsimore dhe të mësimit për gratë, përmes nënaktiviteteve si në vijim:
a. Nën-aktiviteti i shpërblimit të kompanive më të mira për gratë - do të promovojë diversitetin dhe përfshirjen në vendin e punës duke prezantuar një çmim për "Kompanitë më të Mira për Gratë” në sektor të energjisë dhe sektoreve plotësuse.
b. Nën-aktiviteti i granteve për gratë në energji - Ky nën-aktivitet do të krijoj një program të granteve për të mbështetur punëdhënësit në sektorin e energjisë për t'i inkurajuar ata të ndërmarrin ndryshime në vendin e punës me qëllim të nxitjes së një mjedisi më gjithpërfshirës për punësimin, mbajtjen dhe avancimin e grave.
c. Fuqizimi i karrierës për Gratë në Energji: Ky nën-aktivitet synon të inkurajojë më shumë gra të studiojnë dhe të ndjekin karrierë në sektorin e energjisë dhe atyre të ngjashëm, duke përfshirë rrugë specifike arsimore. Synon të krijojë një mjedis mbështetës për zhvillim profesional përmes mentorimit, trajnimit, ngjarje mësimore, një hapësirë e dukshme dhe aktivitetet informuese, për përfshirjen e grave në sektorin e energjisë dhe sektorët e ngjashëm dhe për t'i lidhur ato me mundësi pune.
Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim (ACFD) synon të promovojë investime shtesë në sektorin privat të energjisë në Kosovë, në bashkëpunim me Korporatën Financiare të Zhvillimit Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (DFC), duke përdorur fondet e MCC dhe duke mobilizuar pjesëmarrjen e sektorit privat për të ndihmuar në shkallën e një nismë të suksesshme të një entiteti publik të ruajtjes së energjisë dhe për të katalizuar investime shtesë në energjinë e ripërtëritshme, ashtu që forcojnë kapacitetin e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.
This website was made possible through a partnership between the American people and Republic of Kosovo through the Millennium Challenge Corporation (https://www.mcc.gov) under the terms of a compact Kosovo Compact (mcc.gov) signed between the two countries. The information provided on this website is not official U.S. Government information and does not represent the views or positions of the U.S. Government or the Millennium Challenge Corporation.